Erion Murataj PSD

Personi që shihni në foton e mëposhtme dyshohet se është autori i vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhaj, i cili u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të 27 Prillit në lagjen “Hajro Çakërri” të Vlorës.

Ai është filmuar nga një kamer sigurie pranë zonës ku ndodhi krimi, teksa shfaqet i veshur me të zeza, me kapele në kokë, teksa fytyrën e ka mbuluar me një maskë kirurgjikale. Këto detaje kanë bërë që grupi hetimor të dyshojë se personi i cili është filmuar nga kamerat e sigurisë, është vrasësi i Renato Hoxhajt.

Burime për mediat pranë grupit hetimor bëjnë me dije se Policia e Vlorës është pranë zbardhjes së kësaj ngjarjes, teksa autori dyshohet se është larguar nga territori shqiptar, pasi ka kryer krimin.

Mbrëmjen e djeshme u shoqëruar edhe një person, identiteti i të cilit ende nuk dihet, i cili dyshohet se ka ndidhmuar autorin për t’u larguar me makinë nga vendi i ngjarjes.

Dyshohet se Renato Hoxhaj ka qenë informator për një grup kriminal në qytetin e Vlorës dhe të jetë ekzekutuar nga grupi kundërshtar. Po ashtu dyshohet se porosia për vrasjen e tij të ketë ardhur nga jashtë vendit.