Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me atentatin në Durrës gjatë orëve të natës ku u vra me armë zjarri Ermir Dedja 29 vjeç.

Mësohet se i riu sapo ka zbritur nga makina e tij, kur autorët ende të paidentifikuar i zunë pritë duke e qëlluar me breshëri kallashnikovi. Plumbat e kallashnikovit kanë prekur edhe qendrën shëndetësore, që ndodhej pranë vendit të ngjarjes.

Mësohet se ai fillimisht mbeti i plagosur dhe kanë qenë banorët e zonës në vendin e ngjarjes, të cilët e transportuan në spital, por për shkak të plagëve të marrë ai ndërroi jetë.

Dedja nuk është një emër i panjohur për autoritetet shqiptare. Ai rezulton me precedent të mëparshëm kriminalë për përfshirje në trafik droge dhe vepra të tjera penale.

29-vjeçari ka qenë i përfshirë në një plagosje me armë zjarri në vitin 2017, i cili në atë kohë u vu në pranga si bashkëpunëtor në plagosje, gjithashtu rezulton me precedent të mëparshëm penal për trafikim të lëndëve narkotike.

Gjithashtu banorët e zonës e kanë përshkruar si problematik e të pashoqërueshëm. Pistat kryesore ku policia po heton për ngjarjen janë dy, vrasje për hakmarrje ose përfshirja në trafikun e lëndëve narkotike, ndërsa për kapjen e autorëve ende të paidentifikuar, janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë në zonë.