Marina Vjollca u bë nënë për herë të parë para pak muajsh, por ndërsa nuk u kursye të postonte foto me barkun e rrumbullakosur gjatë shtatzanisë, ajo është treguar e kujdesshme të mos nxjerrë foto të vogëlushes së saj.
Por së fundi është publikuar një pamje e moderatores me vogëlushen e saj, së cilës nuk i shihet fytyra, megjithate në foton aq të ëmbël, shfaqet e gjitha e mbështjellë në rozë!
Prezantuesja e Klanifornias dhe reperi, Getoar Selimi u bënë prindër në muajin nëntor.
Ata e pagëzuan vajzën me emrin Marget, që është një bashkim i dy emrave të tyre.


