Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje në afërsi të fshatit Dushar të Njësisë Administrative Lozhan. Një kamion tip IFA i ngarkuar me dru, ka dalë nga rruga duke u përmbysur dhe për pasojë ka zënë poshtë një person, i cili ka ndërruar jetë.
Mësohet se viktima është 38 vjeçari Marsel Nazifi, Drejtor i Pyjores pranë bashkisë së Maliqit. Forcat zjarrfikëse bashkë me policinë janë ende në vendngjarje.
Mësohet se trupi i pajetë është nxjerrë nga banorë të fshatit. Viktima ka qënë i shoqëruar me 4 persona të tjerë për të cilët ende nuk ka informacion mbi gjendjen shëndetësore.
fax
