BBC ka publikuar hartën me zonat të cilat janë tashmë nën kontrollin e rusëve. Në foton e publikuar më poshtë shihen zonat ku forcat ruse kanë mundur që të hyjnë.
Bëhet fjalë për Krimenë, zonat në afërsi të Mariupol, Donetsk , Luhansk , Kharkiv teksa forcat ruse janë afruar edhe drejt qendrës së kryeqytetit Kiev.
Pjesa më e madhe e forcave ruse janë tani vetëm 30 kilometra nga qendra e Kievit, siç njoftoi sot Ministria Britanike e Mbrojtjes.

