Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Pefkochori të Halkidikit, në Greqi.

Sipas raportimit të medieve të huaja, bëhet me dije se një motor ku udhëtonin dy të rinj shqiptarë, ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka humbur jetën një 23 vjeçar.

Ndërkohë ka mbetur i plagosur pasagjeri, një 19 vjeçar, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Në vendngjarje mbërriti ambulanca dhe Policia e cila po heton për shkaqet e aksidentit të rëndë.