Del sot para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë, Ensi Maze, i cili së bashku me shokun e tij , akuzohen për vrasjen e të riut Stivens Toshkëzi pak ditë më parë ne Tirane.

Sic duket edhe në foto, Maze shfaqet i qetë, me duart kryq dhe kokën ulur.

Ngjarja e rëndë ndodhi para dy netësh afër gjimnazit Partizani, ku Axel Hoxhaj qëlloi me thikë Tozhkëzin, teksa “molla e sherrit” ka qenë e dashura e këtij të fundit.

Mësohet se Hoxhaj ka ngacmuar të dashurën e Tozhkëzit dhe ata kanë pasur një konflikt edhe më herët.

Hoxhaj ka dhënë në dëshminë e tij se nuk ka pasur për qëllim ta vrasë Toshkëzin por vetëm që të bisedonin. Po ashtu ai ka treguar se shoku i tij Maze nuk është i përfshirë në krim.

Ai ka pretenduar se rreth 4 muaj përpara ngjarjes, ata kanë pasur një konflikt ku Toshkezi e ka dhunuar.

Teksa shton se motivi ka qenë një vajzë, me të cilën viktima kishte një marrëdhënie, ai ka treguar se viktima pretendonte se Hoxha ka shqetësuar vajzën, por ky i fundit e mohon duke u shprehur se komunikimin dhe takimet me vajzën ishin të pashmangshme për arsye se ishin në të njëjtën klasë.