Kryetarja e Misionit, Ambasadorja Urszula Gacek dhe anëtarë të tjerë të OSBE po kryejne takimin e tyre me kryedemokratin Basha në Selinë e PD-së.

Burime bëjnë me dije se në takim me delegacionin do të jetë dhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi në orën 17:00 në selinë e LSI. Delegacioni do të zhvillojë takime në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, partitë parlamentare, përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe me përfaqësitë diplomatike/institucionet ndërkombëtare të akredituara në Shqipëri.

Gjatë takimeve, delegacioni do të prezantojë gjetjet kryesore dhe rekomandimet e raportit.

Ai gjithashtu do të dëgjojë opinionet dhe sugjerimet konkrete të bashkëbiseduesve lidhur me adresimin sa më parë të këtyre rekomandimeve dhe përcaktimin e hapave konkrete për të përafruar legjislacioni zgjedhor me angazhimet e OSBE-së.