Rusia është e interesuar të arrijë në një marrëveshje që është në interes të të dyja palëve në bisedimet me Ukrainën, tha negociatori rus Vladimir Medinsky, raporton Reuters.
Ndonëse palët ende nuk janë ulur në tryezë, pala ruse ka dhënë sinjale pozitive. “Delegacioni ukrainas ka mbërritur në kufirin Ukrainë-Bjellorusi për bisedime me Rusinë”, njoftoi Presidenca ukrainase.
Sipas deklaratës, delegacioni përfshin, ndër të tjerë Ministrin e Mbrojtjes Oleksiy Reznikov, këshilltarin e shefit të zyrës së Presidentit të Ukrainës Mykhailo Podoliak dhe zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës Mykola Tochytskyi.
Izolimi politik dhe ekonomik i Rusisë u thellua të hënën pasi forcat e saj hasën rezistencë të ashpër në kryeqytetin e Ukrainës dhe qytete të tjera në sulmin më të madh ndaj një shteti evropian që nga Lufta e Dytë Botërore./reuters