Demi Lovato i ka dhënë fund beqarisë. Këngëtarja e “Sorry Not Sorry” i tha ‘po’ Jutes. Çifti kurorëzoi dashurinë e tyre me një ceremoni romantike në Kaliforni, të dielën.
Këngëtarja amerikane eci drejt altarit me një fustan të thjeshtë, të bardhë saten, me shpatulla jashtë, shoqëruar me një vello prej tyl fidishti.
“Kur mendoja se çfarë stili veshjeje doja, shpesh e gjeja veten duke u rikthyer te dizajnet e Vivienne-s, konkretisht se si siluetat plotësojnë vërtet format e trupit dhe përdorimi i korseve nga ana e saj”, tha Lovato në një intervistë për gazetën amerikane.
Lovato dhe Jutes janë në një lidhje romantike që nga gushti i vitit 2022. Jutes i propozoi për martesë Lovatos, në dhjetor të vitit 2023. Lajmi emocionues u zbulua pasi fotot nga fejesa romantike u shfaqën nga fotografi profesionist Angelo Kritikos.