Nga Jurgen Kofsha!
Për PD dhe suksesin e saj duhet të flasin vetëm ata që kurrë nuk e tradhëtuan. Pavarësisht rrethanave e situatave PD duhet t’u dhembë atyre që kurrë nuk abuzuan me të, qe kurrë nuk e “molën” as përdorën për interesat e tyre.
PD-ja duhet t’ju dhembë atyre që pavarësisht, kontributit e sakrificave të mëdha e të panumërta që ofruan për të kurrë nuk ia kthyen shpinën, përkundrazi!
Besuan tek ideali i tyre .
PD nuk është parti e atyre që nuk ndërruan idealin dhe fytyrën. PD duhet të ketë fytyrën e atyre demokratëve që kurrë nuk u vlerësuan, pyetën e as u promovuan por qëndruan. Kjo pasi PD erdhi si frymë e atyre dhe si ëndërra Europiane për liri e demokraci, erdhi si e vetmja shpresë për ta bërë Shqipërinë si e gjithë Europa.
PD duhet të jetë e fortë sepse pavarësisht situatave, baza e saj ende beson dhe nuk e tradhëtojnë idealin e tyre dhe pse janë të tradhtuar nga njerëz që shohin interesin dhe janë lidership intrige dhe jo një frymë europiane e demokratizuese./Egnatia news