Gazment Bardhi ka mbledhur ditëne sotme kryesinë e PD.

Përveç Bardhit të pranishëm në mbledhee janë edhe Dhurata Cupi, Saimir Korreshi, Arbi Agalli, Jorida Tabaku, Flutura Açka etj.

Në mbledhje ka marë pjesë edhe Enkelejd Alibeaj, ish kreu i komanduar i PD. Gjatë gjatë hyrjes së tij në kryesi ai nuk i ka shpëtuar ehde pyetjeve të gazetarëve ku ka folur edhe për një rikthim të mundshëm të Bashës në PD.

“Çdokush ka të drejtë të rikandidojë. Këtë e vlerëson vetëm anëtarësia me një votim të drejt dhe të ndershëm”, tha ai.

Sakaq, nga ana tjetër edhe Berisha ka mbledhur grupimin e tij demokrat, ku me anë të një komunikimi me gazetarët ka hedhur akuza ndaj qeverisë për krime elektorale të 14 majit.

“Kjo farsë elektorale ishte një proces, një etapë e re në procesin e shkatërrimit të kombit shqiptar. Asnjë komb, historia ka faktuar se nuk zhvillohet pa liritë, të drejtat e tij themelore. Në këtë kontekst target, ose objektiv kryesor për realizimin e këtij qëllimi është dhunim i votës së lirë. Dhunimi i votës së lirë është serial, ky dhunim siç faktuan këto zgjedhje njohu përmasa më të mëdha se kurrë ndonjëherë. Në këto zgjedhje si në asnjë palë zgjedhje të tjera në 32 vite kodi zgjedhor, Kushtetuta e të drejtës zgjedhore, u shpall në krye të radhës kinezëri, nga njeriu që do udhëhiqte operacionin e narkoshtetit dhe të karteleve të drogës, kundër zgjedhjeve të lira për popullin e vet”, deklaroi Berisha gjatë mbledhjes.