Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike bën me dije se deri në orën 17:00, 38,184 demokratë kanë votuar për kryetarin e ri të Partisë Demokratike.
Ndërkohë deri në oren 15:00 u njoftua se 31,950 demokratë kishin votuar.
Sipas Komisionit, procesi po vijon i qetë në të gjitha Qendrat e Votimit.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të PDSH me parimin “një anëtar një votë”.