Mijëra qytetarë europianë protestuan sot në disa kryeqytete të kontinentit të vjetër kundër masave të ashpra të qeverivë përkatëse për t’u mbrojtur nga COVID-19. Në Paris, Londër, Athinë, Stokholm dhe Helsini grupime prej mijëra qytetarësh kundërshtuan vendimet e ashpra të vaksinimit të detyrueshëm.

Në Paris dhe qytete të tjera të Francës, protestues të shumtë kundërshtuan vendimin e qeverisë së tyre për ndalimin e udhëtimeve jashtë vendit, hyrjeve në bare, kinema, etj. për ata qytetarë që nuk vaksinohen.

Organizata “Lëvizja e Lirë” në Suedi organizoi marshimin e rreth 3 mijë vetave në Stokholm për të kundërshtuar masat qeveritare për ndalimin e hyrjes në ambjentet të mbyllura të jo më shumë se 50 persona. 1 mijë protestues të tjerë u shfaën në Goteborg, qyteti i dytë më i madh në Suedi. Mediat suedeze raportojnë se në këtë protestë janë shfaqur dhe simbole naziste nga Lëizja e Rezistencës Nordike neo-naziste. Deri tani, nuk janë regjistruar incidente të dhunshme.

Qeveria finlandeze vendosi përpara Krishtlindjeve që autoritetet lokale dhe rajonale në Finlandë të vendosin “masa shtesë dhe plota” ndaj rritjes së infektimeve prej variantit “Omicron”. Në restorantet e vendit, qytetarët duhet të paraqien me pasaportat e vaksinimit.

4 mijë persona demonstruan paqësisht në qendër të Helskinit. Marshimi u udhëhoq nga organizata “Demonstrimi Botëror”.