Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e marrë për ish prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Lallën për dënimin me 2 vite burg.
Por prej disa javës Adriatik Llalla nuk ndodhet në Shqipëri pasi në media raportohet se ka probleme të rënda shëndetësore. Sipas burimeve, destinacioni i parë i Adriatik Llallës është Turqia por ende nuk dihet nëse është larguar. Më herët avokati tha se klienti i tij ndodhet në regjim spitalor.
Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin në fjalë, që përfshin edhe 5 vite heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike si dhe konfiskim të pasurisë.
Llalla u dënua nga Shkalla e Parë me 2 vite burg dhe disa pasuri iu sekuestruan dhe i kaluan shtetit me akuzën e deklarimit dhe fshehjes së pasurisë. 4 sipërfaqe toke, në total 22 mijë metra katrore dhe 1 apartament në Durrës iu morën ish-kryeprokurorit. Pavarësisht ankimimit të Llallës, Apeli la në fuqi vendimin në fjalë.