Gjykata e Posaçme ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burg ish-drejtorin e Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçin.
Me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, GJKKO i ka dhënë Gëllçit dënimin e plotë që kishte kërkuar Prokuroria e Posaçme, prej 2.6 vite burg, nga të cilat iu ulën 1.8 vite burg për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Për tre Anëtarët e Komisioint të Vlerësimit të Ofertave, Julian Tapiaj, Alban Malaveci dhe Ervin Murja, Gjykata Speciale ka dhënë 1 vit burg.
Gëllçi akuzohet për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, për shkak të shkeljes së barazisë në tendera.
Ish-drejtori i RTSH-së u akuzua se kishte shpërdoruar detyrën duke hapur tender për kanalin RTSH Agro, para se të merrte miratimin e AMA-s.
Tenderi për blerjeve të pajisjeve të kanalit RTSH Agro është shpallur në nëntor të vitit 2018 dhe kishte një vlerë limit prej 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh). Së bashku me Gëllçin në pranga ranë edhe 3 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Ervin Muraj, Alban Malaveci dhe Julian Tapia.
Në tenderin për blerjen e pajisjeve si kamera dhe tjera, kanë qenë dy kompani EURO Contact dhe TBS 96. Anëtarët e KVO kanë shpallur TBS 96 fituese edhe pse kishte ofertë 20 mln më të lartë. Të dyja këto kompani u bë e ditur më herët që kishin mangësi në dokumentacionet për marrjen pjesë në tender.