Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka dënuar me 2 vite shërbim prove ish prefektin dhe nënkryetarin e bashkisë Kukës, Granit Gjana për shkelje të barazisë në tendera në dy raste.
Sipas SPAK, Gjana, në shkelje të ligjit, nuk ka pajisur me autorizim për përdorimin e lëndëve djegëse nje subjekt që garonte për një tender me vlerë 21 milionë euro për furnizim me karburant.
Gjanës i ndalohet e drejta për të ushtruar funksione publike për të paktën 5 vjet./abcnews.al
