Inspektorët e kryeqytetit kanë dënuar me 200 gjobë qytetarin që hodhi nga ballkoni banesës një lavatriçe.
Sipas njoftimit të komunës me këtë veprim qytetari ka rrezikuar edhe kalimtarët e rastit.
Një qytetare është incizuar duke hedhur nga ballkoni një lavatriçe, duke rrezikuar kështu jetën e ndonjë kalimtari.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Lakrishtë të Prishtinës.
Inspektorati edhe të martën ka njoftuar se ka dënuar një qytetar i cili kisht hedhur mbeturina afër rrugës. Përveç dënimit ai ishte detyruar ta largojë berllokun e hedhur.
