Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski është dënuar me 7 vite burg në mungesë, për përvetësimin e 1.3 milionë eurove nga partia e tij.
Bëhet fjalë për rastin e quajtur “Parcela mbi ujë”, ku Gruevski përvetësoi plot 1.3 milionë euro donacione për partinë që ai drejtonte, “VMRO DPMNE”, dhe i përdori për të blerë pasuri të patundshme në Shkup dhe Krushevë, në emër të personave të tjerë.
Në vitin 2018 Gruevski u arratis në Hungari për t’i shpëtuar dënimit. Atij iu dha menjëherë azil politik.
Gjatë gjykimit u zbulua se ai e kishte këmbyer një prej tokave me tre apartamente luksoze në kompleksin “Panorama” në Vodno si dhe u zbuluan dy apartamente të tjera, një sipërfaqe toke tjetër në Vodno dhe dy parcela në Krushevë.
Për këto pasuri ishte angazhuar për t’i rishitur Jordan Kamçevin, i cili u dënua me një vit burg