Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka dënuar sulmin në Veri të Kosovës, që ndodhi pak javë më parë. Gjatë fjalës së tij në Samitin e Procesit të Berlinit, ai ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë shumë pika për të arritur.
Sakaq, kancelari gjerman ka theksuar se janë duke bashkëpunuar me autoritetet e Kosovës dhe kjo që po ndodh është diçka shumë e mirë.
“Thjesht do të thoja shkurt që ne e dënojmë vërtetë sulmin që ndodhi në Kosovë. Është diçka që shumë nuk do e pranojnë kurrë, është diçka shumë e qartë që BE dhe të gjitha vendet dhe Gjermania janë shumë të qartë në atë pikë. Gjithashtu ne kërkojmë që të ketë një bashkëpunim midis vendeve që suportojnë këto hetime. Është shumë e rëndësishme, jemi duke bashkëpunuar me autoritetet e Kosovës dhe kjo që po ndodh është diçka shumë e mirë. Mendoj të shtoj se situata e zhvillimit të paqes në Ballkanin Perëndimor ka nevojë për mirëkuptimin e të gjitha vendeve dhe do të funksionojnë nëse nuk janë të ndjekura nga e shkuara por shikojnë drejt së ardhmes. Kjo është arsyeja që ne suportojmë Maqedoninë e Veriut dhe Bulgarinë. Kjo është çështja që ne jemi duke punuar. Në çështjen Kosovë- Serbi ka shumë pika që duhet të arrihen.Herën e fundit ishte gjithashtu një marrëveshje me kriteret bazike, ishte e ngjashme me atë që ndodhi në Gjermani”, tha ndër të tjera ai./abcnews.al