Kryetari i PD-së Sali Berisha ka publikuar një denoncim të rëndë në drejtim të Ministrisë së Brendshme, ku sipas denoncuesit Policia e Shtetit ka vjedhur 2.7 milionë euro donacione nga Frontex.
Në postimin e tij në Facebook, Berisha ka theksuar se hetimi i nisur nga SHKB dhe auditi i ministrisë ka nxjerr në pah vjedhjen por ministri Bledi Çuçi ka urdhëruar të mbyllet si aferë.
Postimi i plotë i Sali Berishës
Ministri i familjes Çuçi mbyll vjedhjen sepse u vodh bashkarisht!
Lexoni denoncimin e oficerit dixhital:
Pershendetje i nderuar Doktor Berisha jam nje specialist i Departamentit te kufirit dhe migracionit.
Doktor ka abuzime te tmerrshme ne policine e shtetit me vjedhjet qe ju behet eurove te dhena nga Fronteks…..
Drejtori Eduart Merkaj i ka bere si ka dash 2.7 miljon euro qe jane dhene per policine kufitare shqiptare.
Ka bere hetim dhe SHKB dhe auditi i ministrise dhe shkeljet jane evidentuar por jane te gjithe te perfshire per ta mbyllur si afere me porosi te Ministrit.
Ju lutem anonim…dokument per keto qe them jane ne Drejt e Pergj, te Policise, SH.K.B etj dhe vazhdon vjedhja….