
Një 15-vjeçare ka denoncuar në polici se është ngacmuar seksualisht nga shtetasi me iniciale E.Gj., 27-vjeç. Mësohet se gjatë arrestimit të riut i është gjetur dhe një mjet prerës.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3: -arrestuan shtetasin E. Gj., 27 vjeç, pasi dyshohet se ka mbajtur në banesë, pa dëshirën e saj, një 15-vjeçare, të cilën gjithashtu dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht. Gjatë kontrollit fizik, të arrestuarit iu gjet një mjet prerës (thikë)”.
Po ashtu një 34-vjeçar ka denoncuar se është përndjekur në rrjetet sociale nga 28 vjeçari E.G.
“referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. G., 28 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur në rrjete sociale, një 34-vjeçar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton ndër të tjera policia.
