Prokuroria e Posaçme ka nisur verifikim për deklaratën e kreut të PD-së, se në një kullë në kryeqytet është përfshirë një bos kokaine. SPAK u vu në lëvizje nga ministri i Brëndshëm Blendi Çuçi, i cili iu drejtua SPAK me një kërkesë për verifikimin e deklaratës së kreut të opozitës.
Ministri Çuçi iu drejtua SPAK me një letër dy ditë më parë për të verifikuar deklaratën e Bashës. Burime zyrtare nga SPAK thanë për Fax news se verifikimet kanë nisur, ku hetuesit do të verifikojnë çdo person që është përfshirë në këtë çështje për të parë nëse ka vepër penale apo jo.
Dhe nëse gjendet ndonjë indicie atëherë Prokuroria e Posaçme do regjistroj zyrtarisht penal për këtë çështje për të vënë përpara drejtesise personat e implikuar nëse ka të tillë.
Në seancën e shkuar të parlamentit kreu PD-së Lulzim Basha deklaroi: “Është ngritur kulla 50 kate në bashkëpronësi me oligarkët dhe krimin e organizuar me gjithë bosët e narkotikës, gjithë bosët e kokainës. Siç e di ti fare mirë se kush bos kokaine ka rezervuar çfarë kati tek ndërtesa më e lartë në Shqipëri….”