Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha duket se po e kthen në rutinë të vetën lidhjen live në Facebook nga makina, teksa është drejtuar në takime elektorale.

Basha në diskutime me qytetarët, ka bërë me dije një fakt të frikshëm, ku sipas tij në restorantin privat të kryeministrisë ulen krerët e bandave.

Basha: Po promovove kriminelët, trafikantët, nëse shteti i dorëzon institucionet njerëzve që kanë trafikuar vajzat dhe gratë e Lezhës e gjithë Shqipërisë, nëse Kryeministri jep këtë model, çfarë pret nga specialistët e shtetit.

Ndaj duhet ndryshim dhe nuk vjen ndryshimi pa larguar këtë njeri. Edhe ai restoranti privat në Kryeministri,siç e di unë, siç e dinë shumë gazetarë dhe siç e dinë të gjithë, një herë në 2-3 ditë ka krerët e bandave të Shqipërisë. Ata darkojnë me paratë tuaja në restorantin privat të Kryeministrisë. Nëse ky është shembulli i kryeministrit, ekspertët dhe specialistët duhet të largohen.