Denoncoi Vangjush Dakon, shkarkohet nënkryetari Bashkise Durres Arbri Braho(djali i Spartak Brahos).
Kujtojmë se dy ditë më parë Braho ka lëshuar një lumë akuzash ndaj ish-kryetarit Vangjush Dako.
Ai e quajti kryetar të hajdutëve dhe se e gjithë bashkia Durrësit punon për të mbajtur në pushtet atë dhe bandën që janë pas tij.
Braho e quajti Dakon, ‘xhuxhi 339’ referuar përgjimeve për vjedhjen e votave dhe e akuzon atë për vjedhje fondesh publike si në rastin e autoshkallës për të cilën Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar organizoi një operacion dhe vuri në pranga zyrtarë. Në mesazhin e publikuar, ai tha se Dako ka në plan të marrë edhe paratë e hidrovorit.