Një grup deputetësh në emër të Grupit të Partisë Demokratike, kërkojnë interpelancë urgjente me kryeministrin Rama në lidhje me situatën e rëndë nga përmbytjet e ditëve të fundit në disa qarqe të vendit.
Ata kërkojnë që Rama ti japë informacione dhe shpjegime lidhur me situatën e krijuar në vend nga përmbytjet dhe masat e ndërmara nga institucionet shtetërore.
Deputetët që kanë kërkuar interpelancën janë Gazment Bardhi, Helidon Bushati, Ramadan Likaj, Emilia Koloqi, Merita Bakiu, Andia Ulliri, Flamur Hoxha, Enkelejd Alibeaj dhe Arbi Agalliu.
Bashkëngjitur kërkesa drejtuar Kuvendit: