Ish kryeministri Sali Berisha folir edhe për Këshillin Kombëtar të PD që sipas njoftimit është mbledhur ditën e sotme për të bërë shkarkimn e personave të cilët kanë marrë pjesë në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit. 

Ai e konsideroi Bashën tashmë si një deputet të PD që ishte shkarkuar nga posti i kryetarit dhe tha se në mbledhjen e Këshillit Kombëtar nuk ishte as një e treta e anëtarëve, në vend të tyre salla ishte mbushur me punonjës të godinës, sipas Berishës.

Ish kryeministri, Sali Berisha: Ne nuk përballemi vetëm me deputetin Basha i cili nuk respekton asnjë normë. Përkundrazi i marrë peng ai vepron sipas urdhërave që merr. Ai sot i shkarkuar komplet thërret Këshillin Kombëtar në të cilën nuk paraqiten as një e treta e anëtarëve dhe mbush sallën me punonjës të tjerë të godinës. Ju garantoj juve se ky revolucion për rivendosjen e rregullave konservatore nuk ka të ndalur dhe do të çmontojë narko-shtetin.