Vrasja e Sir David Amess po trajtohet sot si një sulm terrorist, i lidhur me ekstremizmin islamik, teksa oficerët bastisën dy shtëpi në Londër dhe një musliman me origjinë somaleze mbeti në paraburgim nga policia. Sir David po mbante një takim elektoral në Leigh-on-Sea, Essex, kur u sulmua papritur nga një person. Politikani 69-vjeçar u godit të paktën 12 herë dhe vdiq në vendngjarje.
Dëshmitarët treguan sesi autori nuk u përpoq të largohej nga vendi i ngjarjes dhe priti që policia të arrinte. Kevin Buck, nënkryetari i shoqatës së zonave elektorale, tha për Telegraph: ‘Pashë që ai e qëlloi Sir Davidin por priti në sallën e kishës derisa të mbërrinte policia. Nuk u përpoq të ikte.’