Deputeti gjerman Peter Beyer ka deklaruar sot nga Tirana në një konferencë për gazetarët se nuk do të bashkëpunojnë me një person të shpallur non grata, duke iu referuar këtu ish kryeministrit Sali Berisha.
Raportuesi për Ballkanin Perëndimor në CDU deklaroi se Gjermania nuk ka asnjë diferencë në qëndrim me aleatët amerikanë, duke theksuar se e kanë të vështirë të përfytyrojnë një bashkëpunim me një person non grata në të ardhmen.
“Argumenti i tretë që ka përshkruar vizitën time ka qenë partia simotër e Partive Popullore Europiane. Nuk jam këtu për të folur në mënyrë publike dhe zyrtare për të marrë anë brenda grupimeve.
Por dua në mënyrë të qartë dhe jo vetëm por këtë arsye por edhe për faktin se aleatët tanë kanë të njëjtin këndvështrim si ne në Gjermani. Nuk ka asnjë diferencë në qëndrimet tona, për një person që është i shpallur non grata edhe ne e kemi të vështirë të përfytyrojmë një bashkëpunim në të ardhmen”, tha ai.