Deputeti i PD Xhelal Mziu ka zbuluar ne Kuvend sot se kompania Gjoka qe ka marre me koncension ndertimin e Rruges se Arbrit eshte mik i aferm me ministren e Infrastruktures Belinda Balluku dhe se po favorizohet per te marre pagesat brenda 3 viteve, jo sa eshte parashikuar nga kontrata e PPP, qe duhej shlyer per 13 vite. 

Edhe në këtë grafik ai që kryeson është Gjoka pastaj vijnë inceneratorët. Gjoka nuk merret me tunelin por vazhdon se me ministren nuk e ka dhe aq keq vijon bën nje nga segmentet e Unazës së Madhe të Tiranës sapo mbaroi tunelin dhe aksin e rrugës që shkon në Delvinë qe i ka kushtuar dy herë më shumë se sa ishte më parë.

Por Gjoka ka shkuar në një aks tjetër të rëndësishëm ka shkuar në Llogara për të bërë një tjetër tunel se është esnaf i tuneleve si ato të Dibrës që do jenë rrezik real vdekje.

E la tunelin nuk punohet që nga 29 nëntor i këtyre inaugurimi, asnjë mjet nuk ka sot në rrugë ne Diber.

Ka shkuar te ai tunel e ka mbaruar në këto 6 muaj më shumë se gjysmën e tunelit.

Nuk është kompania turke Cshtë Gjoka miku i ministres, duke parë të ministria e Financave, është treguar shumë korrekte nga 2018 e deri më sot i është dhënë vlera, e kjo vlerë do likuidohet brenda 3 vitesh pra janë shkelur rregullat e PPP.

Kryeministri i tha dibranëve që rrugen e Arbrit do ia japim dikujt për ta ndërtuar për 13 vite e likuidimi do na zgjasë 15 vite, në fakt rruga mund të zgjasë 13 vite për ta mbaruar e likuidimin qeveria po ia bën për 3 vite