Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ia ka kujtuar kryeministrit Albin Kurti se e ka në dorë ‘pushtetin absolut’ për të vepruar. Ai i ka bërë thirrje Kurtit ta lë – siç e quan Shala – retorikën boshe për 20 vitet e shkuara.
Më tej, ai ka thënë se kryeministri Kurti nuk ka vepruar me kohë ndaj krizës së paralajmëruar energjetike.
“Kryeministri ka pushtetin absolut, edhe rregullatorët e pavarur i ka nën menaxhimin e tij, në rregull pra, i ka kërkuar ia keni dhënë, iu ka premtuar, i keni besuar, por sot ku jemi? Askund nuk jemi me premtimet që ka dhënë, vend gjysëm i izoluar, me ekonomi të spotuar, asnjë lopatë inaugurimi nuk shihet askund në Kosovë. Asnjë projekt i ri as i vjetër. Kryeministri na sjell retorikën mbi 20 vjecare boshe për të kaluarën. Ju duhet të jeni këtu për të ardhmen, për zhvillimet, për të menaxhuar situatën politike, pandemike, energjinë, për të ulur inflacionin e jo për të rritur. Fillo me projektet, mos i përsërit gabimet nëse ka pasur në të kaluarën. Të gjitha resurzet e këtij vendi i ke në dorë kryeministër”, tha Shala.