Deputetja demokrate Albana Vokshi zgjidhet zv.presidente e Forumit të Grave të Partisë Popullore Europiane.

Lajmi është bërë me dije nga zëdhënësja e komunikimit të Komisionit të Rithemelimit të PD, Floriana Garo.

Ajo i uron sukese Vokshit, duke shtuar se ishte e treta më e votuara mes 6 Zv. Presidenteve që u zgjodhën.

Ndërsa, Presidente e EPP Women u zgjodh deputetja rumune Rozalia Biro’, Kryetare e Komisionit për Punët e Jashtme.

“Urime te perzemerta Kryetares se Lidhjes Demokratike te Gruas dhe deputetes se PD Albana Vokshi e cila u zgjodh Zv. Presidente e EPP Ëomen! Mes 6 Zv. Presidenteve qe u zgjodhen Znj. Vokshi ishte e 3-ta me e votuara!”, shkruan Garo