Hetimet për operacionin “Puzzle” po zbulojnë përmasat e plota të aktivitetit kriminal të grupit të arrestuar pak ditë më parë. Sipas burimeve grupi nuk vepronte vetëm nga Kosova në Tiranë, por kishte rrjet të shtrirë edhe në Shqipëri.
Një bazë është zbuluar në Burrel, ku dyshohet se ruheshin dhe shpërndaheshin armët. Raste shitjeje janë dokumentuar edhe në Shkodër dhe Laç, duke treguar për një rrjet të mirëorganizuar në disa qytete.
Grupi trafikonte kryesisht pistoleta, përfshirë “Glock”, dhe armë automatike. Çmimi në tregun e zi shkonte nga 1500 deri në 2500 euro, sipas tipit dhe modifikimeve disa prej tyre ishin me silenciator.
Në kërkim mbeten dy persona: R. K., 41 vjeç dhe A. N., 24 vjeç, të dy të dyshuar si organizatorë dhe përgjegjës për logjistikën e armëve.