Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Nikaia, të Greqisë, ku një burrë 57-vjeçar, sulmoi vjehrrën e tij duke i hedhur acid në fytyrë.
Ngjarja e tmerrshme ndodhi pak pas orës 10:00 jashtë Spitalit të Përgjithshëm Shtetëror të Nikaia . Autori, u grind me të dhe më pas sulmoi 64-vjeçaren dhe e lau me acid që e mori në një tualet.
Gruaja u transportua në spitalin “Attiko” për ndihmën e parë ndërsa dhëndri i saj u arrestua. Mediat greke thonë se gruaja është jashtë rrezikut ndërsa autori përballet me probleme serioze psikologjike. Ai ka qenë i shtruar në spital në të kaluarën.
Ai në policia ka deklaruar se gruaja u përpoq ta përdhunonte. Në fakt, ai fillimisht pohoi se viktima ishte vjehrra e tij por më pas ndryshoi pa qenë në gjendje që policia të sqaronte marrëdhënien mes viktimës dhe autorit.