Arthur kreu një operacion në këmbën e djathtë dhe do të mungojë për rreth tre muaj. Max Allegri ka nevojë për një “regjisor” në mesfushë, sidomos pas dëmtimit të brazilianit.
Mediet italiane shkruajnë se ideja e fundit e Juventusit është Miralem Pjanic (31). Trajneri livornez e vlerëson shumë mesfushorin boshnjak, i cili nuk po luan te Barcelona dhe kërkon largimin.
Allegri dhe Pjanic
Bardhezintë janë gati t’i ofrojnë klubit katalanas kartonin e Aaron Ramsey (30) në shkëmbim. Bisedimet kanë nisur, marrëdhëniet mes dy klubeve janë shumë të mira, por problem mbetet paga e lartë e uellsianit.
Nëse akordi final arrihet, Pjanic do të rikthehej në Serie A dhe te Juventusi, skuadër me të cilën u aktivizua në vitet 2016-2020. /abcnews.al