Ka përfundur pas 12 orësh dëshmia e Aishe Haklajt në SPAK, pas padisë së bërë ndaj ish kryeministrit Sali Berisha.

Haklaj nuk dha shumë detaje për mediat por tha se ka besim te SPAK. Aishe Haklaj më pas u largua e shoqëruar nga forcat e policisë.

Aishe Haklaj ka ngritur padi ndaj ish kryeministrit Sali Berisha për vrasjen e 4 vëllezërve të saj Halil, Fatmir, Shkëlqim dhe Ylli Haklaj.

Haklaj: E keni kryer detyrën tuaj, tani besimi ynë është ende tek SPAK dhe tek Gjykata e Posaçme. Nuk mund të them më shumë sepse edhe sekretet edhe gjithçka është që duhet të ruhet. Ne kemi njeriun e besuar të familjes, avokatin. Ndoshta ai do të tregojë diçka dhe do të japë më shumë sqarime. Prova të reja? Iu falenderoj, jam jashtë mase e lodhur. Nuk e di a do pyeten pjesëtarë të tjerë të familjes. Mediat janë shumë të respektuara nga familja jonë.