Po dëshmon ditën e sotme në GJKKO i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani!

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se seanca ka nisur me tensione, pasi të akuzuarit nga SPAK i janë kundërvënë bashkëpunëtorit të drejtësisë duke i ndërprerë dëshminë. Për këtë GJKKO ka ndërprerë seancën për disa minuta.

Siç raporton Anila Hoxha, i akuzuari Petrit Qoli ka deklaruar: Nuredin Dumani krijesa më e shpifur njerëzore që kam njohur në 53 vitet e jetës sime.

Aktualisht (ora 11:40) Dumani është duke dëshmuar para gjykatës për grabitjet e kambistëve në Elbasan, Kavaje e Durrës me Talo Çelën, Ilirjan Feçin, Gentian Sharrën, dhe të tjerë.

“Tek grabitja në Kavajë, Talo i ra me levë në kokë kambistit, atij iu thye nofulla nuk fliste dot, morëm çantën u larguam, ndamë lekët pastaj diku tek 20 milionë. Në 2012 Ardian Ozunit “çufit”, i shita një snajper. Henrik Hoxha më tregoi për atentatin ndaj Filip Gjeloshit që ishte paguar fillimisht 5 mijë euro nga Ardian Ozuni”, ka deklaruar Nuredin Dumani.

Avokatët në sallë i janë kthyer kundër prokurorit të SPAK Behar Dibra, duke deklaruar: Po bëhen pyetje sugjestionuese dhe presion ndaj bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Top Channel