Pas studentëve që po sfidojnë në Serbi pushtetin e Aleksandar Vuçiçit me protestat e tyre disa mujore kundër korrupsionit pas shembjes së një strehë betoni në stacionin e trenit në Novi Sad, janë studentët maqedonas që kanë dalë nëpër rrugë duke kërkuar drejtësi për viktimat e zjarrit fatal në një klub nate të Kocanit, i cili mori 59 jetë njerëzish, shumica të rinj.

Angela Zimbakova: Ky nuk është thjesht një aksident, kjo është vrasje, rezultat i të gjitha të metave që ka ky vend. Nuk mund të heshtim më, sado të paorganizuar, të paditur dhe të pafuqishëm që të jemi. Ata që janë në pushtet duhet të bëjnë detyrën e tyre, se për atë ndodhen aty.


Marko Ilievski: Është e tmerrshme kjo që ndodhi, nuk duhet të kishte ndodhur por çështja është se dështimi këtu është sistemi. Ne duhet të punojmë për ta përmirësuar sistemin në mënyrë që tragjedi të tilla të mos ndodhin kurrë më, dhe që dështime të tilla të mos marrin më jetë njerëzish të pafajshëm.

Ministri i brendshëm Pançe Toshkovski njoftoi se deri më tani, 13 persona janë vënë në pranga lidhur me tragjedinë, e arrestime të tjera priten. Sipas Toshkoskit hetimet e deritanishme kanë treguar se “Pulse” nuk kishte certifikatë për përdorim të mjeteve piroteknike. Sipas ministrit, klubi nuk kishte pasur asnjë kusht për organizim eventesh.about:blank

Pançe Toshkovski, ministër i brendshëm i RMV: Ishte një stallë që ka punuar si diskotekë për 15 vite, pa licenca përkatëse, pa dyer emergjente, pa pajisjet e duhura për shuarjen e zjarrit. Ajo cfarë mund të konstatohet nga kjo tragjedi është i se i gjithë sistemi ka qenë i korruptuar, e për shkak të korrupsionit dhe krimit, ne po humbasim fëmijët tanë.

Prokurori publik Ljupço Kocevski njoftoi se në mesin e personave të thirrur për t`u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen e rëndë është edhe kryetari i dorëhequr i komunës së Kocanit, Ljupço Papazov. Edhe pse kryeprokurori nuk konfirmoi nëse kryetari i komunës është një nga 14 të dyshuarit për të cilët organi i akuzës  kërkon paraburgim, nga ajo që tha Kocevski rezultoi se në mesin e të ndaluarve është edhe ish-ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.