Krye-demokrati Lulzim Basha vazhdon të publikojë dështimet e qeverisë Rama në 8 vite qeverisje,sipas tij.
Basha thotë se në vitin 2017 Rama premtoi 232 milionë dollarë subvencione direkte për fermerët për 4 vitet në vijim, ndërkohë që kanë marrë vetëm 47 milionë dollarë.
“49 ditë deri më 25 prill
100 dështimet e Ramës në 8 vite
Në 2017-ën, Edi Rama premtoi 232 milionë dollarë subvencione direkte për fermerët përgjatë 4 viteve në vijim.
A e ka mbajtur këtë premtim?
Përgjigjja jo.
Fermerët kanë marrë vetëm 47 milionë dollarë në 4 vite. Shqipëria ka nivelin më të ulët të subvencioneve direkte në rajon”, ka shkruar Basha në videon e publikuar në Instastory.
Ora News