Gjykata e Posaçme shtyu për më 12 nëntor seancën e shqyrtimit paraprak të dosjes penale ndaj ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj e bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe 28 të bashkëpandehurve të tij.
Seanca e së martës nuk u zhvillua normalisht për shkak të kërkesës së avokatit Artan Gjermeni, i mbërritur së fundmi në proces si përfaqësues i Veliajt, për t’u njohur me aktet e dosjes. SPAK i kërkon Gjykatës së Posaçme të gjykohet Erion Veliajn për “korrupsion”, “pastrim të parave”, “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”, “futje të sendeve të ndaluara në burg” dhe “shpërdorim të detyrës”, kryer në 12 episode kriminale në total.
Përveç bashkëshortëve Veliaj-Xoxa, SPAK ka marrë të pandehur në këtë çështje edhe 16 individë të tjerë, si edhe12 shoqëri tregtare dhe OJF në cilësinë e personave juridikë. (A2 Televizion)






