Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në një berberhane në Vlorë. Mësohet se 25-vjeçari Margarit Sharkaj, kursant në këtë berberhane, është plagosur nga një klient i identifikuar si Shkëmbor Skënderaj, 24-vjeç.
I plagosuri është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore ndërsa gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën.
Shkaqet dhe rrethanat e sherrit janë ende të paqarta ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.
Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes, Shkëmbor Skënderaj, ndërsa të tjera detaje pritet të mësohen në vijim.
Njoftimi i Policisë
Sot, rreth orës 19:00, në lagjen “Isa Boletini”, në një berberhanë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Sh. S., 24 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin M. Sh., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar, i cili është shpallur në kërkim menjëherë pas ngjarjes.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje