TIRANË-Të tjera detaje dalin në dritë për krimin e dyfishtë në zonën e Shkozës në TiranëMigena Sinani është qëlluar me një plumb në gjoks ku për pasojë ka humbur jetën.

about:blank

Gazetarja e ABC News, Xhensila Kodra, raporton se Roland Sinani ka qëlluar veten me një plumb në pjesën e nofullës, plumb tejshpues i cili ka dalë në anën tjetër tjetër.

Arma e krimit është gjetur pas banesës, disa metra larg trupit të 44-vjeçarit. Dyshohet se në këtë ngjarje të rëndë të jetë përfshirë edhe një person tjetër.

Burime nga policia thonë se ka dyshime të forta që babai i autorit, të ketë fshehur armën menjëherë pas ngjarjes. Nëna dhe babai i autorit janë shoqëruar në komisariat dhe po merren në pyetje./abcnews.al