Detaje të reja janë në lidhje me aksidentin e trefishtë në Elbasan. Sipas policisë, aksidenti rrugor ndodhi rreth orës 17:20, në lagjen “Dyli Haxhire”, vendi i quajtur “Ura e zaranikës”.

Gjithashtu në aksident u përfshinë tre automjete, me drejtues përkatësisht shtetasit D. Z., I. A. dhe E. L.

Po ashtu bëhet e ditur se 30-vjeçari i cili ka marrë plagë në kokë është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.”Elbasan/Informacion paraprak Rreth orës 17:20, në lagjen “Dyli Haxhire”, vendi i quajtur “Ura e zaranikës”, janë përfshirë në aksident rrugor 3 automjete, me drejtues përkatësisht shtetasit D. Z., I. A. dhe E. L..

Si pasojë janë dëmtuar të tre drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin I. A., të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore, në spital. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit”, njofton policia.