Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksionin që po zhvillon SPAK në Klos, ditën e sotme.

Mësohet se me urdhër të gjyqtarit të posaçëm Erion Çeliaj dhe nën drejtimin e prokurorit të posaçëm Elvin Gokaj, janë sekuestruar telefonat e tre drejtorëve të bashkisë Klos.

Ata janë drejtori juridik i bashkisë së Klosit, drejtori i shërbimeve sociale e të bashkisë Klos dhe një drejtor tjetër. Tre drejtorët dyshohet se janë përfshirë në krime zgjedhore. Veç telefonave, janë sekuestruar edhe kompjuterët e tre zyrtarëve, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.

Gjithashtu janë kontrolluar edhe banesat e tyre, por nuk është gjetur gjë.

Prokurorët e SPAK ranë në gjurmë, ndërsa po hetonin një çështje tjetër. Në komunikime telefonike ata dyshohet se po kryenin biseda që përbënin krime zgjedhore