Një atentat në orët e vona të mbrëmjes së mërkurës tronditi kryeqytetin.

Biznesmeni 52-vjeçari Eduart Reci u qëllua me një plumb në kokë, teksa po dilte nga një lokal në afërsi të ‘Rrugës së Elbasanit’ në Tiranë.

Ai u dërgua në spitalin e Traumës pasi u plagos, por ndërroi jetë gjatë natës.

Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende, ndërsa nuk ka asnjë gjumë nga autori.

Gazetarja Anila Hoxha bën me dije se 52-vjeçari ka qenë ndërtues pallati dhe nuk është i skeduar për policinë.

Burime jo zyrtare bëjnë me dije se dikur Eduart Reco ka qenë drejtor në SHISH.

Top Channel