Sildi Velaj, 29 vjeçari që mbeti i plagosur të dielën në Orikum ka marrë tre plumba në këmbë.
Burime nga policia e Vlorës bëjnë të ditur se, në momentin e ngjarjes, 29 vjeçari ka qenë duke luajtur letra në brendësi të karburantit me disa shokë. Autori Qerim Bello ka ardhur me makinë duke goditur drejt tij. Ai ka qëlluar 10 herë në drejtim të 29 vjeçarit dhe më pas është larguar me makinën e tij.
Mendohet të kenë pasur një konflikt të mbartur mes tyre për motive banale. Në vendngjarje ndodhet edhe drejtori i policisë së Vlorës, Elidon Çela./abcnews.al
