Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) Daniel Hagari ka thënë se Yahya Sinwar u vra pasi forcat izraelite identifikuan tre terroristë që vraponin shtëpi më shtëpi në zonën Tal El Sultan të Rafahut, në jug të Rripit të Gazës.
Hagari ka prezantuar një video që tregon se Sinwarit i afrohet një dron i IDF, teksa ai ishte i maskuar dhe me një plagosje në dorë, sipas asaj që raporton BBC.
“Sinwar u gjet me një armë dhe 40,000 shekel (thuajse 10 mijë euro). Ai po ikte dhe ne e vramë”, thotë Hagari.
IDF kishte parë gjurmë të vendit ku Sinwar kishte qenë më parë, thotë Hagari, duke shtuar se ADN-ja e liderit të Hamasit u gjet në një tunel afër vendit ku u vranë gjashtë pengje disa javë më parë.
Top Channel