
Një lokal sezonal i quajtur në bregdetin e Darëzezës në Fier, u përfshi nga flakët rreth orës 17:30 të ditës së sotme.
Burime bëjnë me dije se zjarri është pikasur fillimisht nga banorë të zonës të cilët kanë lajmëruar menjëherë shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Por duke qënë se lokali është i ndërtuar me dru, është djegur totalisht brenda disa minutash pavarësisht edhe ndërhyrjes me mjete rrethanore nga banor rreth e zonës.
Lokali në pronësi të shtetasit A. B, funksiononte prej 5 vitesh gjatë muajve të verës, ndërkohë që dëmi i përllogaritur arrin në 30 milionë lekë të vjetra, ndërsa janë djegur të gjitha pajisjet që ndodheshin brenda ambienteve, 120 shezlongë dhe 60 çadra, sipas news24.
