Detaje të reja kanë dalë në dritë për sa i përket një plagosje që ka ndodhur gjatë orëve të para pas mesnate në shëtitoren e Shëngjinit.
Mësohet se Markelian Pepa, 24 vjeç, dhe personat me të cilët është konfliktuar janë zënë fillimisht në bregdet dhe sherri ka vijuar deri te shëtitorja, aty ku dhe ai është goditur me thikë. (Lexo edhe)
Markelian Pepa mësohet se është një person problematik. Policia ka marrë kamerat e bizneseve përreth për të identifikuar autorët.