Detaje të reja kanë dalë nga krimi në Lezhë ku u vra Entjan Nikulaj. ABC News mëson se mjeti tip BMW, rezulton të jetë i vjedhur në Tiranë disa kohë më parë dhe është në pronësi të një shtetasi nga Maqedonia e Veriut.

Mjeti është pikasur nga hapja e kamerave edhe një ditë para ngjarjes në zonën e Lezhës. Por autorët nuk kanë mundur të identifikohen.

Ngjarja dyshohet se është kryer nga vrasës me pagesë ndaj hetimet janë shtrirë edhe në zonën e Niklës, ku po kryehen verifikime per persona të dyshuar, zonë kjo afër vendit ku u dogj edhe makina tip BMW./abcnews.a